Reagon Haradinaj rreth marrëveshjes me Serbinë për energjinë

Reagon Haradinaj rreth marrëveshjes me Serbinë për energjinë

14:56, 21/06/2022

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë publik qëndrimin e tij për marrëveshjen me Serbinë për energjinë.

Sipas Haradinajt siç thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi I KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Qëndrimi im për marrëveshjen me Serbinë për energjinë

Sipas kësaj marrëveshjeje, nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi I KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019.

“Roadmap” për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, aq sa pash në mediat elektronike i paska 9 pika.

Pika 1 ka qenë edhe pjesë e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, nënshkruar nga unë;

Pika 2 është e re, dhe sipas mendimit tim është në rregull;

Pika 3, që ndërlidhet me aktivitetet me KOSTT ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, kurse ato aktivitetet tjera janë të reja nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E, por që bazohen në Marrëveshjen e Energjisë të vitit 2015;

Pika 4 ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – Entso-E;

Pika 5 është e re por që bazohet në Marrëveshjen për Energji të vitit 2015, që është në rregull;

Pika 6 i jep pak më shumë autoritet Elektrosever, pasi që për planin investiv dhe zhvillimor për infrastrukturën e rrjetit transmetues dhe të shpërndarjes, duhet konsultuar Elektrosever.

Pika 7, ERO (ZRRE) aprovon në princip planet zhvillimore dhe të mirëmbajtjes. Ndoshta për shkak të afateve të ndërlidhura e kanë vënë “në princip”, pasi që aprovimi i këtyre planeve bëhet deri në Prill të vitit përkatës përmes tarifave;

Me sa po kuptoj me Pikën 3, Elektroseverit përmes marrëveshjeve që do bëhen me KEDS, disa shërbime do të nënkontraktohen tek Elektrosever, sipas Marrëveshjes së Energjisë 2013/2015.

Nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme. Pra e tëra, siç po thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco