Murati rreth marrëveshjes për energji: Kështu ka dëshirë Serbia, me ju kthy bisedimeve të pafundme teknike

Murati rreth marrëveshjes për energji: Kështu ka dëshirë Serbia, me ju kthy bisedimeve të pafundme teknike

14:52, 21/06/2022

Sot gjatë ditës është nënshkruar Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është miratuar nga ana e palës kosovare dhe asaj serbe.

Pavarësisht se marrëveshja për energji u nënshkrua sot, ajo është bazuar në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, shkruan lajmi.net.

Rreth arritjes së kësaj marrëveshje reaguan figura të ndryshme të skenës së politikës, përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Valon Murti.

Murati, këtë marrëveshje e ka parë si një rikthim të bisedimeve të pafundme teknike si dhe duke e cilësuar atë si një dëshirë të Serbisë.

“E kështu ka dëshirë Serbia, me ju kthy edhe njëherë bisedimeve të pafundme teknike për çështje vetëm të Kosovës”, ka thënë Murati.

Reagime kanë ardhur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, më saktësisht nga nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila ka kujtuar kohën kur Kurti, këtë marrëveshje e cilësonte si tradhti kombëtare.

“Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015. Po të njejtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhëti kombëtare”, ka thënë Çitaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco