Shteti serb del pronar i kompanisë që do të faturojë serbët e veriut të Kosovës (Dokument)

Shteti serb del pronar i kompanisë që do të faturojë serbët e veriut të Kosovës (Dokument)

14:50, 21/06/2022

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për sektorin e energjisë elektrike. Kompania që do të bëjë faturimin e rrymës në komunat veriore është nga Serbia dhe jo kompani private serbe ashtu siç po theksohet nga Qeveria e Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës [ARBK], kompania “JP Elektroprivreda Srbije Beograd” është pronare e operatorit Elektrosever. Kjo e fundit do të faturojë rrymën në veri, dhe aksionare kryesore del të jetë hiç më pak se Republika e Serbisë.

Në faqen zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, nëse klikoni për të kuptuar më shumë në informatat për kompaninë e cila do t’i mbledhë faturat në veri, thuhet se ajo është themeluar nga Qeveria e Serbisë.

“Themelues i Elektroprivreda Srbije është Republika e Serbisë, dhe të drejtat ushtrohen nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Organet e ndërmarrjes Publike të Industrisë së Energjisë Elektrike janë Bordi dhe Drejtori. Bordi mbikëqyrës dhe Drejtori emërohen nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Ndërmrrja ka shtatë anëtarë të zgjedhur nga Drejtori”.

Në faqen zyrtare, ndërmarrja e konfirmon se që nga vitit 1999, nuk kanë pasur asnjë funksion në Kosovë.

Çka u nënshkrua mes Bislimit dhe Petkoviqit?

Delegacioni serb dhe ai kosovar kanë arritur marrëveshje për sektorin e Energjisë, bazuar në dy marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015. Kjo është titulluar si “udhërrëfyes” për zbatimin e marrëveshjeve në fjalë.

Ky udhërrëfyes ka gjithsej nëntë pika e në të cilën përfshihet operatori i energjisë nga Serbia, Elektroserver, e i cili do të ofrojë shërbime të distribuimit, mbledhjes, mirëmbajtjes dhe lidhjes fizike të konsumatorëve të rinj për katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Mbikëqyrësi evropian do t’i ofrojë licencën e furnizimeve Elektroserverit serb, dhe kjo e fundit do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit për konsumatorët.

Ndërmjetësi Mirosllav Lajçak është shprehur “shumë i kënaqur” që të njoftonte se palët ishin pajtuar për këtë udhërrëfyes.

“Ky është një hap i madh përpara,” – ka thënë z. Lajçak.

Për këtë marrëveshje ka folur edhe kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi i cili ka thënë se "më në fund kemi adaptuar udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjeve për energjinë të vitit 2013 dhe 2015".

Më poshtë e keni gjithë udhërrëfyesin e përkthyer në gjuhën shqipe:

Udhërrëfyesi i Zbazimit të Marrëveshjeve të Energjisë

Në mënyrë që të tejkalohen krizat dhe problemet në sektorin e energjisë, ndrësa marrim në konsideratë Marrëveshjet sa i përket Energjisë më 8 shtator 2013 (Marrëveshja e Energjisë 2013) dhe Konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së mbi zbatueshmërinë e Marrëveshjes së Energjisë 2013 më 25 gusht 2015 (Marrëveshja e Energjisë 2015) palët janë pajtuar për Udhërrëfyesin e mëposhtëm:

ERO do të lëshojë licencën e furnizimeve për Elektroserverin. ERO do të sigurojë përputhshmëri me kushtet e përshkruara në licencën e furnizimit, në pajtim me kornizën ligjore dhe rregullatore të Kosovës.

Brenda shtatë ditësh të lëshimit të licencës së furnizimit, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit mbi konsumatorët, përmes BE-së.

Brenda dhjetë ditësh të lëshimit të licencës, Elektroserveri do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in në mënyrë që të operojë në tregun e energjisë në Kosovë, që është, Marrëveshja Kornizë në pajtim me rregullat e tregut të Elektricitetit me KOSTT-in, Marrëveshja  e detyrimeve të Balancit me KOSTT-in, Marrëveshja e Koneksionit me KEDS-in, dhe marrëveshja tregtare me KEDS-in për të ofruar shërbime (faturim, mbledhje, mirëmbajtje dhe lidhje fizike për konsumatorët e rinj) në katër komunat me shumicë serbe, siç thotë paragrafi 1 i nenit 5 të marrëveshjes së vitit 2013.

Brenda 15 ditësh të nënskrimit të marrëveshjeve të nevojshme teknike me KOSTT-in, Elektroserveri do të marrë Kodin e Identifikimit Energjetik në mënyrë që të kryejë aktivitetet e parapara nga licenca e furnizuesit.

Në pajtim me Nenin 14 të Marrëveshjes së Energjisë 2015, brenda 30 ditësh të lëshimit të licencës së furnizimit, KEDS dhe KOSTT (nën ndërmjetësimin e BE-së, nëse është e nevojshme) do të kenë qasje në nën-stacionin e Vallaqit, e edhe në transmisione tjera dhe infrastrukturë distribuuese.

Brenda 45 ditësh të lëshimit të licencës së furnizimeve, KOSTT dhe KEDS-it, pas konsultimeve me Elektroserverin, do të paraqesin para ERO-s planin investiv dhe kostot e mirëmbajtjes të kërkuara por edhe humbjet në rrjet, të bazuara në infrastrukturën ekzistuese.

Brenda 21 ditësh pas paraqitjes së planit investiv, ERO do të aprovojë në parim këto plane, kostot dhe humbjet.

Në rastin e mos-bindjes me provizionet në Konkluzionet e Pranuara brenda 100 ditësh të lëshimit të licencës së furnizimeve, ERO mund të vendos që të suspendojë dhe/ose të tërheq licencën për Elektroserverin, nën konsultime me palët dhe nën ndërmjetësimin e BE-së, përgjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE do të ofrojë opinionin e ekspertëve, nëse kërkohet qoftë nga një palë e vetme.

Implementimi i suksesshëm i udhërrëfyesit është pa paragjykim për obligimet e palëve që të implementojnë plotësisht marrëveshjet e Energjisë më 2013 dhe 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco