Kush kë e injoroi, Rama – Osmanin, apo anasjelltas?!

Kush kë e injoroi, Rama – Osmanin, apo anasjelltas?!

15:00, 21/06/2022 Nga SYRI KOSOVA

Nga darkat jo formale me përfaqësues të shoqërisë civile, e të medieve, vizita tek familja e ish presidentit kosovar Thaçit, e deri tek takimi me Kurtin për shkak të mbledhjes së dy qeverive, ishte kjo agjenda e Edi Ramës.  

Por Rama nuk gjeti hapësirë për ta takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Madje në konferencën për media pas mbledhjes së përbashkët qeveritare, Rama foli me ironi kur u pyet për mos përmendjen e Osmani në asnjë moment.

 “Duhet ta hedhim të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive, që termin ish-president nuk e përdorim. Nëse e shikoni si përdoret në SHBA. Kur unë them Presidenti Thaçi nuk nënkupton se cila është presidentja e Kosovës, Vjosa gëzon shëndet të plotë, s’ka probleme me Hagën, i uroj shëndet, Nuk ka arsye se përse kur i drejtohem Hashimit po nënçmoj presidenten aktuale”, tha Rama.

Por për njohësin e politikës, dr. Gurakuç Kuçi nuk është e çuditshme që Rama të ketë një sjelli të tilla.

“Kryeministri Rama për veç PDK-së dhe ish-presidentit Thaçi nuk ka pasur shumë marrëdhënie të afërta me asnjë politikan apo subjekt tjetër politik në Kosovë. Rama mban marrëdhënie të afërta vetëm me ata të cilët i shtyjnë idetë e tij përpara dhe kanë pushtet në stilin uzurpokrat” shprehet Kuçi për Syri Kosovën.

Politologu Kuçi shprehet se Osmani e Kurti nuk janë pjesë e një bashkëpunimi me Ramën, e që u pa edhe në Samitin e Greqisë.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nuk janë pjesë e ndonjë mundësie bashkëpunimi të sinqertë me z. Rama pa çështje personale.

Kryeministri Rama ka çështje personale me z. Kurti dhe znj. Osmani. Sidoqoftë, mos-takimi i kryeministrit të Shqipërisë me presidenten e Kosovës gjatë takimit të të dy qeverive nuk është që hynë në këtë listën e mospajtimeve, pasi ky ishte një takim dhe mbledhje homologësh e nuk ishte vizitë diplomatike. Samiti në Greqi ishte shfaqja e hakmarrjeve personale ndërmjet znj. Osmani me z. Rama, një betejë që është po aq edhe Rama-Kurti.

Fatkeqësia në këtë mes është se hakmarrjet e tanishme personale japin ndikim edhe në çështjet shtetërore. Rama çdo herë i kërkon falje Serbisë kur dëshiron të mbajë anën ndaj Kosovës”, thekson politologu Gurakuç Kuçi për Syrin.

Nuk është hera që Edi Rama injoron Vjosa Osmani. Edhe në shtator të 2021 kur erdhi në një vizitë me liderë institucionale e përfaqësues opozitar, Rama nuk gjeti kohë për t’i ndarë të paktën dy fjalë.

Tensionet mes Ramës e Osmanit u vunë në pah më së shumti në darkën e thirrur nga kancelari gjerman Scholz në Greqi, kur Vjosa Osmani totalisht ishte e shkëputur nga Edi Rama, ani pse karriget i kish afër./AA Syri Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco