Arrestohen 3 persona për sulm në Pejë, por lirohen nga prokurori

Arrestohen 3 persona për sulm në Pejë, por lirohen nga prokurori

23:06, 16/05/2022

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë tre persona pasi ishin përfshirë në një përleshje rreth orës 16:30 në rrugën “Esat Mekuli”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë një person të lënduar të cilin e kanë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë ishin larguar në drejtim të panjohur.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot ka arrestuar edhe dy të dyshuarit të cilët ishin ne arrati. 

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia rajonale në Pejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco