Interesimi për të marrë edhe revista ose gazeta në kioskën te rruga “George Bush” në kryeqytet nuk mungon.
Mirëpo, këto të fundit janë nga Shqipëria, meqë në Kosovë nga 14 marsi i 2020-ës nuk ka gazeta të shtypura, njofton Klan Kosova.
E si pasojë e kërkesave, shitësi Ibrahim Gashi nga kryeqyteti çdo herë blenë gazeta të përjavshme.
Me shfaqjen e koronavirusit, qeveria e ndaloi botimin e të përditshmeve dhe tashti vetëm dy, nga katër sa ishin gjithsej, funksionojnë në versionin online.
E tillë është gazeta “Epoka e Re”, por, sipas drejtorit të përgjithshëm, Sadik Zeqiri, lexuesit kërkojnë rikthimin e saj si të shtypur, sidomos ata të moshës së shtyrë.
Sipas profesorit të gazetarisë, Milazim Krasniqi, mungesa e gazetave është një disfatë kulturore, për faktin se si rrjedhojë nuk ka as arkivim.
Ndryshe, nga çdo vend i rajonit dhe Evropës, 3 maji, dita e lirisë së shtypit, e gjen Kosovën për të dytin vit radhazi pa gazeta të shtypura.
© SYRI.net