SHBA: Do rivendosim praninë diplomatike në Ukrainë kur të kemi siguri

SHBA: Do rivendosim praninë diplomatike në Ukrainë kur të kemi siguri

23:08, 14/04/2022

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, tha se qëllimi është "të rivendoset prania diplomatike e vendit në Ukrainë sa më shpejt që të jetë e sigurt dhe praktike të ketë diplomatë amerikanë në terren", por nuk specifikoi kohën. 

“Ne vazhdimisht jemi duke vlerësuar dhe rivlerësuar situatën e sigurisë”, shpjegoi ai gjatë një konferencë. 

Price theksoi se mungesa e pranisë diplomatike në terren "në asnjë mënyrë nuk e ka penguar aftësinë tonë për të koordinuar dhe konsultuar me partnerët tanë ukrainas".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco