Të shtënat në Zubin Potok, detajet i jep Policia

Të shtënat në Zubin Potok, detajet i jep Policia

22:57, 14/04/2022

Të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Zubin Potok, më saktësisht në zonën e fshatit Bube.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e territorit të Kosovës apo Serbisë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë-Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore”, ka thënë ai për KALLXO.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco