Humbje e madhe për Putinin, luftanija 'Moskva' fundoset në Detin e Zi

Humbje e madhe për Putinin, luftanija 'Moskva' fundoset në Detin e Zi

22:36, 14/04/2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se anija luftarake ruse, Moskva, që u dëmtua nga një sulm ukrainas të mërkurën, është fundosur.

Luftanija Moskva, e cila po dërgohej për në port, papritmas u godit nga stuhi të fuqishme të detit që edhe shkaktuan fundosjen e saj, raporton BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Kjo anije ishte një objektiv i rëndësishëm simbolik dhe ushtarak rus dhe ka udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco