Shtimja mbetët “shkret”, komunës i dështon tenderi për drunjë dhe lule

Shtimja mbetët “shkret”, komunës i dështon tenderi për drunjë dhe lule

21:33, 14/04/2022

Hapësirat publike dhe parqet e Shtimes do të mbeten “shkret” edhe për një kohë.  Mbjellja e drunjve dhe luleve nëpër këto vende ka mbetur vetëm tentativë, pasi tenderi për këtë çështje ka dështuar.

Komuna e Shtimes, që drejtohet nga Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, nuk ka arritur që ta bind asnjë kompani që të konkurroj në tenderin për “Furnizim me drunjë dekorativ dhe lule”.

Kjo ka bërë që ky tender të dështoj dhe hapësirat publike e parqet e Shtimes të mbeten zbrazët edhe për një kohë.

Në njoftimin që është bërë publik në KRPP është treguar se për tenderin “Furnizim me drunjë dekorativ dhe lule për rregullimin e hapësirave publike dhe parqeve në institucionet e komunës së Shtimes” kanë ofertuar zero kompani, shkruan Gazeta Online Reporetri.net

“Asnjë OE nuk ka konkurruar në ketë aktivitet të prokurimit”, thuhet aty.

Kurse në dosjen e tenderit është treguar se çfarë kishte planifikuar Komuna e Shtimes që të mbjell në hapësirat publike dhe parqe.

Sipas parashikimit në qytetin e Shtimes do të mbilleshin Petunia, 3000 copë , Begonia semperflorens 5000 copë, Chrysanthem 135 copë, Plataus acerifolia 18/22 cm 4 copë, Tilia cordata       18/22 cm 2 copë, Mbjellja drunjeve 6 copë, mbjellje luleve  8135 copë dhe disa lloje të plehrave dhe mbrojtëse nga druri ( për mbrojtjen e drunjeve )/Reporteri.net/.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco