Akademikët lavdohen se përkthyen vendimin e GJND-së (VIDEO)

Akademikët lavdohen se përkthyen vendimin e GJND-së (VIDEO)

20:23, 14/04/2022

Akademikët sot promovuan librin ku për herë të parë janë përkthyer në shqip mendimet këshillimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur i dha të drejtë pavarësisë së Kosovës.

“Këto dokumente që i keni në dispozicion për lexim, analizë dhe studim bëjnë me dije se Kosova, krahas historive të tjera, tashmë ka edhe një histori juridike botërore dhe se ky është një favor i saj i jashtëzakonshëm”, tha Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Një arsye më madhore se mospërkthimi i këtyre dokumenteve nga institucionet kosovare kishte zhgënjyer Martti Ahtisaarin, për çka i kishte folur të ndjerit Pajazit Nushit.

Në këtë ceremoni u dhanë detaje për vendimin e para 12 vjetëve, por diçka i vrau veshin një akademiku.

“Po ata njerëz që e kanë përfaqësuar Kosovën a kanë emra, meqë qenka ngjarja e rëndësishme? Ngjarja i ka do emra, dikë s’e keni sot në pushtet por dikush është edhe në pushtet që do ta prekë gjoksin e vet nëse flitet për këtë punë”, tha Sabri Hamiti.

Në këtë promovim u tha se libri është mundësi vetëdijësimi për fitoren e madhe të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco