Abdixhiku: Arrestimi i Dardan Molliqajt është hakmarrje e pastër politike

Abdixhiku: Arrestimi i Dardan Molliqajt është hakmarrje e pastër politike

20:54, 01/02/2022

Arrestimin e Dardan Molliqajt e ka komentuar i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se arrestimi i Molliqajt është hakmarrje politike, prandaj, është i papranuar për të, shkruan Syri Kosova.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura” tha Abdixhiku.

Po ashtu,kryetari i LDK-së i bëri thirrje policisë që ta ruajn integritetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco