Moderatori i emisionit ku do shkonte Molliqaj: Nga PSD po thonë se Dardani ka dal në zyre, kujt po ia tregon forcën policia?

Moderatori i emisionit ku do shkonte Molliqaj: Nga PSD po thonë se Dardani ka dal në zyre, kujt po ia tregon forcën policia?

20:41, 01/02/2022

Gazetari Leonard Kerquki ka treguar se mbi 40 policë kanë rrefuar studion e emisionit Pressing ku edhe e arrestuan kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte i ftuar në debat.

Kerquki përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk e ka kuptuar këtë spektakël të Policisë në oborrin e T7, pasi sipas PSD-së, Molliqaj ka qenë tërë ditën në zyrën e tij.

“Cka po dojne me deshmu me kete akt dhe kujt po ia tregojne forcen?”, ka shkruar Kerquki teksa ka njoftuar se emisoni megjithatë do të mbahet.

Postimi i plotë:

Siç arritet me pa LIVE, mbi 40 police e rrethuan studion e Pressingut dhe e arrestuan Dardan Molliqajn, te ftuarin e emisionit. Kjo eshte hera e pare qe i ftuari arrestohet para emisionit. Sipas PSD’se, Molliqaj ka qene tere diten ne zyren e tij, prandaj nuk e kuptoj kete spektakel te policise ne oborrin e televizionit. Cka po dojne me deshmu me kete akt dhe kujt po ia tregojne forcen? Emisioni, mbahet, megjithate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco