Nushi: Dardani ka dal në zyre qe dy ditë, policia e Xhelalit e arrestuan para emisionit

Nushi: Dardani ka dal në zyre qe dy ditë, policia e Xhelalit e arrestuan para emisionit

20:40, 01/02/2022

Arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, para se ai të hynte në studion televizive ku ishte ftuar, e ka komentuar edhe Nol Nushi, nga kjo parti.

Përmes një statusi në Facebook, Nushi tha se Dardani ka qenë në zyret e PSD-së qe dy ditë rresh dhe se bashkë kanë mbajtur edhe konferencë për medie, por, policia, siç e ka quajtur ai, e Xhelalit, e arrestoi atë para se të hynte në emision, shkruan Syri Kosova.

“Megjithate, policia e Xhelalit ka zgjedhur ta arrestoje me njesi speciale para mbajtjes se emisionit televiziv. Deshmi e qarte qe pushteti i Kurtit nuk duron kritike” shkroi Nushi.

Kujtojmë që Molliqaj u arrestua disa minuta më herët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco