Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt/VIDEO

Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt/VIDEO

20:28, 01/02/2022

Dardan Molliqaj është arrestuar para futjes në emisionin Pressing.

Kryetari i PSD është arrestuar nga Policia e Kosovës e cila kishte dalur në numër të madh për të arrestuar atë.

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.

Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Ai është arrestuar atje nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco