Goran Rakiqit i dështon plani për t’ia harxhuar Kosovës mijëra euro

Goran Rakiqit i dështon plani për t’ia harxhuar Kosovës mijëra euro

10:19, 01/02/2022 Nga Dardan Gashi

Ministria për Kthim dhe Komunitete e cila udhëhiqet nga ministri Goran Rakiq, ka njoftuar se ka dështuar kontrata e fundit për furnizim me mobile për të kthyerit dhe komunitetet në nevojë, shkruan Syri.net Kosova.

Kontrata e cila ishte parashikuar të i kushtonte kësaj ministrie 150 mijë euro, është anuluar nën arsyetimin se nuk ka pasur ofertë të përgjegjshme.

Image

Në dosjen e kontratës, të cilën e ka parë Syri.net Kosova, bëhet e ditur se përmes këtij tenderi, planifikohej blerja e kauqave, tavolinave, karrikave, kuzhinave, komodave dhe dollapëve.

Image

Detajet shtesë të njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit:

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco