Ministri i Letonisë: Shpresoj që Lajçak të gjejë zgjidhje për çështjet e hapura Kosovë-Serbi

Ministri i Letonisë: Shpresoj që Lajçak të gjejë zgjidhje për çështjet e hapura Kosovë-Serbi

10:20, 01/02/2022

Pas vizitës së djeshme në Beograd, Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics ka deklaruar se pritet që të gjendet një zgjidhje reciproke për mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 3 prill.

Ai theksoi se beson që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosova-Serbi, Miroslav Lajçak pas qëndrimit në Prishtinë dhe Beograd do t’i afrojë qëndrimet e dy palëve për çështjet e hapura,përfshirë edhe Asociacionin.

“Shpresoj që të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët në mënyrë që zgjedhjet në Kosovë të mbahen si më parë. Besoj se Miroslav Lajçak dhe Bashkimi Evropian do të gjejnë një zgjidhje”, tha Rinkevics.

Ai shprehu keqardhje që jo të gjithë ishin në gjendje të marrin pjesë në referendumin e mbajtur më 16 janar.

Ndryshe serbët të cilët jetojnë në Kosovë kanë udhëtuar me autobusë për në Vranjë dhe Kurshumli në mënyrë që të votonin për Referendum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco