Shqiptohen 475 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID

Shqiptohen 475 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID

09:57, 01/02/2022

Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 475 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,685 tiketa trafiku.

Janë shkaktuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale si dhe shtatë me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 43 persona si dhe 34 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco