Bora ua humb 'interesimin' kosovarëve për testim ndaj Covid-19

Bora ua humb 'interesimin' kosovarëve për testim ndaj Covid-19

09:42, 01/02/2022

Bora që ka nisur të bie që nga orët e para të mengjesit, duket se ka ndikuar edhe në rënien e numrit të qytetarëve, të cilët duan të testohen për Covid-19.

Ne orët e mëngjesit, në tendën e vendosur tek Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, është vërejtur numer i vogel i të interesuarve për testim.

Syri.net Kosova iu sjell pamje :

ImageImageImage

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 43,208.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,015 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco