Mashtrimi me viza, sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-deputetit dhe të tjerëve

Mashtrimi me viza, sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-deputetit dhe të tjerëve

09:27, 01/02/2022

Sot pritet të vazhdojë seanca e radhës në gjykimin për mashtrim me viza ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, M.Z dhe dy të akuzuarve, I.K. dhe E.K.

M.Z, E.K, dhe I.K, po ngarkohen me veprat penale “mashtrimi”, “shmangie nga tatimi” dhe “pastrimi i parave”.

Seanca e fundit për këtë rast është mbajtur dje me 31 janar 2022, ku mbrojtja e ka kundërshtuar propozimin e prokurorit special Atdhe Dema që të lexohet lista e 940 të dëmtuarve, të cilët nuk ishin dëgjuar asnjëherë në asnjë fazë të procedurës.

Në seancën e sotme pritet ta vazhdojë dëshminë e tij i akuzuari I.K.

Ndryshe, Prokuroria Speciale më 28 gusht 2018 ka ngritur aktakuzë me pretendimin se të pandehurit I.K, M.Z. dhe E.K. kanë kryer disa vepra penale.

I.K. dhe M.Z. akuzohen se prej vitit 2016 deri në mars të vitit 2017 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror më 2 qershor 2016, kishin krijuar biznesin “I.Ki & M.Z. Op”, si agjenci punësimi.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga ana e prokurorit Afrim Shefkiu, të pandehurit thuhet se kishin paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani përmes emisionit “Pa rrotlla” duke joshur qytetarët që të aplikonin në zyrat tyre në lagjen “Pejton”, të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, pretendohet se në këtë rast ishte përfshirë edhe bashkëshortja e të pandehurit I.K, Fexhrije Krasniqi, e cila ishte marrë me përgatitjen e dokumentacionit për punësim në Gjermani në biznesin e saj për rregullimin e kopshteve.

I.K. dhe M.Z, akuzohen se kishin mashtruar 900 aplikues për viza pune e që me qëllim iu kishin marrë shuma prej 500 deri në 3 mijë e 50 euro duke i ndarë proporcionalisht mes vete.

Kurse, thuhet se pas fillimit të hetimeve 354 personave iu janë kthyer mjetet në vlerë prej 83 mijë e 850 euro, kurse 546 personave të tjerë nuk u janë kthyer mjetet në shumë prej 261 mijë e 850 euro.

Me këtë, I.K. dhe M.Z. akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 i Kodit Penal.

Ndërsa, gjatë periudhës kohore prej 2 qershorit 2016 e deri më 31 dhjetor 2017, sipas aktakuzës, si bashkëpronarë të biznesit të përmendur me dashje direkte u janë shmangur obligimeve tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës me ç’rast akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

I pandehuri I.K. akuzohet po ashtu se me qëllim të fshehjes së burimeve të mjeteve financiare të fituara nga mashtrimi me viza pune dhe shmangies nga tatimi më 19 nëntor 2016, kishte bërë transaksione të dyshimta.

Me ç’rast, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Pastrimi i parave”, nga neni 308 i KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit M.Z. dhe E.K. akuzohen edhe për veprat penale “Pastrim i parave”, “Mashtrimi” dhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Kurse, i pandehuri M.Z. akuzohet se si pronar i NSH Qendra Mediale “Mozaiku i Kosovës” me dashje direkte të shmangies së obligimit tatimor ndaj ATK-së kishte kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco