Arrestohen 4 persona në Gjakovë, njëri dyshohet për vjedhje të kabllove në vlerë mijëra euro

Arrestohen 4 persona në Gjakovë, njëri dyshohet për vjedhje të kabllove në vlerë mijëra euro

09:24, 01/02/2022

Policia e Gjakovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të hënën katër të dyshuar për vepra penale, vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë: H.SH., E.Q., F.B., dhe B.L.

Në vazhdën e dëshmive, njërit nga të dyshuarit i është vënë në barrë vepra penale – vjedhje e rëndë, respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë rreth 11,000 euro.

Pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 oresh.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco