Arifi: Për herë të parë po akuzohet një kryetare e Preshevës për korrupsion

Arifi: Për herë të parë po akuzohet një kryetare e Preshevës për korrupsion

20:53, 23/01/2022

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur rreth aktakuzës ndaj kryetares, Ardita Sinani, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka theksuar se kjo ka ndodhur për herën e parë, që një kryetare të akuziohet për korrupsion.

Kryetares së re, i është ngritë aktakuza nga Gjykata e Nishit.

"Ka pothuajse një javë pasi janë bërë publike akuzat për korrupsion kundër kryetares jolegjitime dhe ende nuk ka asnjë reagim qoftë nga partnerët e koalicionit apo qoftë edhe nga kryetari i partisë së saj. 
Kjo mospërfillje e tyre nënvizon edhe një herë faktin se, për shkak të egos së tyre të pangopur, kjo kastë e vjetër politike përveç që izolojnë politikisht Preshevën, këta janë në gjendje edhe ta bëjnë viktim Ardita Sinanin para gjykatave serbe. 
Duke heshtur për këtë proces destruktiv për vendin, ata po bëhen bashkëfajtorë në njollosjen e historisë së Preshevës dhe qytetarëve të saj, bashkëpunëtorë në penalizimin e Arditës si dhe distancimin e ndërkombëtarëve nga Presheva. 
Sepse, komuniteti ndërkombëtarë nuk do ta ndihmojë Preshevën me një kryetare të akuzuar për korrupsion. 
Andaj, dorëheqja është akti më i vogël që duhet ndërmarr.", ka shkruar ai në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco