Zyrtare: Ja kur do të protestojë PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës

Zyrtare: Ja kur do të protestojë PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës

17:24, 20/01/2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në një konferencë për medie ka numëruar disa nga gabimet që sipas Qeveria i ka bërë në lidhje me krizën energjetike.

Molliqaj tha më tej se Qeveria pritet që të ndaj 119 milionë e gjysmë euro për KEDS-in.

“Në krejt atë që është diskutuar këtë ditë në vend që të kemi një qeveri e cila del në krah të qytetarëve të Kosovës, Qeveri është rreshtuar dy herë gabim duk e subvencionuar një kompani private siç është KEDS-i dhe siç mund ta dini deri më tani janë paguar 44.5 milionë euro kësaj kompanie, ndërsa janë zotuar edhe  75 milionë të tjera. Si rezultat i kësaj për një vit edhe një muaj nga buxheti i Kosovës në buzheti e kësaj kompanie do të derdhen 119 milionë e gjysmë euro. Kjo është e pa pranueshme edhe si metodë edhe si qasje edhe si sjellje. Ndërsa gabimi i dytë janë bllok tarifat. Vendosja e bllok tarifave ka disa probleme, e para i favorizon ata të cilën kanë mundësi më shumë, në Kosovë është proklamuar që kemi rritje ekonomike, e dyta ka të bëjë që këtë bllok tarifa në nivelet që janë vendosur duke që po i amniston persona që kanë të ardhurat më të ulëta. Duke pasë parasysh në vend që të kemi një problem në Kosovë. Në vend që të kemi një diskutim shoqëror, opozite, pushtet, shoqëri civile, ne kemi një qeveri që është shndërruar në një zëdhënës të KEDS-it dhe për më keq në financues të kësaj kompanie”, tha Molliqaj.

Ai tregoi më tej se me datën 29 janar në ora 14:00 të takomi në sheshi “Zahir Pajaziti do të mbahet protesta kundër rritje së çmimi të rrymës.

“E kemi vendosur këtë datë sepse atë ditë përfundojnë diskutimet, para se ZRRE të marrë vendimin me 1 shkurt”, tha Molliqaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco