E thotë gazetari kosovar: Kurti është veteran fals, po nuk e flet kurrkush

E thotë gazetari kosovar: Kurti është veteran fals, po nuk e flet kurrkush

22:06, 17/01/2022

Gazetari Valon Syla ka folur për zhvillimet e fundit me Serbinë, pas referendumit që u mbajt dje atje.

Syla në Pressing të T7 ka thënë se është pro që sa me shpejt të zgjidhet problemi me Serbinë.

 

Ai tha se kryeministri Kurti është dashtë me i bë letrat fals duke e quajtur veteran fals për çka tha se nuk flet askush.

“Unë jam për me e zgjedh problemin me Serbinë sa më shpejt edhe me e hek Serbinë qafe e me bë filma vizatimor me ia ndreq Albin Kurtit profilin e vonuar të patriotit, të tipit ka qenë i madh e s’ka shku në ushtri, e tash është dashtë me i bë letrat fallc, se veteran fallc është Albin Kurti po nuk e flet kurrkush. Na nuk kemi nevojë Albin Kurtit me ia ndreq imazhin e tij të patriotit suprem të këtij vendi, si çlirimar i çlirimtarve”, ka thënë Syla.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco