Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës ka nisur, nga e hëna, aksionin për largimin e produkteve, të cilat tregtarët i vendosin në trotuare.
Drejtori, Valon Brahimi, tha se inspektime do të ketë përherë gjatë këtij mandati, në mënyrë që të lirohet qyteti. Kjo nuk u mirëprit shumë nga tregtarët, që u treguan të gatshëm të paguajnë qira, e disa që nuk kanë lokale, thanë se do të dalin sërish në rrugë, derisa ta kenë një vend adekuat për treg.
Ndërkaq, disa qytetarë e përkrahin këtë vendim, të cilët thonë se edhe produktet, veçanërisht pemët e perimet, tashmë do të jenë më të sigurta dhe pa pluhur, i cili mund të bartte edhe sëmundje.
© SYRI.net