Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

13:29, 03/01/2022

Një person është therur me thikë nga një tjetër, pas një përleshjeje e cila ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në afërsi të rrethit, te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës  11 :30,  patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco