I pari i AAK-së uron Vitin e Ri: Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme

I pari i AAK-së uron Vitin e Ri: Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme

16:10, 31/12/2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2022.

“Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë. Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

“Prioriteti ynë më i madh mbetet shëndeti dhe mirëqenia juaj. Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme”.

Tutje Haradinaj tha se do pëpiqet të forcojnë miqësinë me ShBA-të dhe të vazhdojnë rrugën për anëtarësim në NATO”, transmeton Klankosova.tv.

“Sonte në prag të ndërrimit të motmoteve, kujtojmë me respekt, ata që ranë për liri, duke qenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre. Falënderues për secilin qytetarë të Kosovës ose të huaj, që shërbeu për lirinë, paqen e sigurinë e vendit tonë”, u shpreh deputeti.

“Ju uroj gjithë të mirat në vitin 2022. Paçi shëndet, harmoni e mbarësi në familjet tuaja”, përfundoi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco