Drejtori i Qëndres Korrektuese në Lipjan deklaron pasuri gati 300 mijë euro

Drejtori i Qëndres Korrektuese në Lipjan deklaron pasuri gati 300 mijë euro

22:25, 30/12/2021

Heset Loku u shkarkuar nga pozita e drejtorit të burgjeve. Ai u shkarkua nga kjo pozitë pasi e kishte fshehur një rast të ngacmimit seksual në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Megjithatë derisa ishte në këtë pozitë për 9 vite, ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Loku ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerën 299 mijë euro, duke përfshirë tokë, dy shtëpi e truall.

Loku ka deklaruar se posedon edhe një traktor në vlerën 3 mijë euro. Ndërkaq borxhet e tij janë rreth 7 mijë euro kredi.

14,580 euro janë të hyrat e tij vjetore, derisa ato të fëmijëve janë 7.600 euro, ndërsa 1140 euro janë nga pensioni i bashkëshortes. Në total pasuria e tij llogaritet të jetë mbi 325 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco