‘100 kg kokainë në kontenier’/ Si e mbajti në vëzhgim policia ngarkesën me banane

‘100 kg kokainë në kontenier’/ Si e mbajti në vëzhgim policia ngarkesën me banane

21:04, 30/12/2021

Mbrëmjen e sotme, 100 kg kokainë janë sekuestruar në një kompani bananesh në Tiranë.

Mësohet se dy persona janë arrestuar ndërsa operacioni është në vijim.

Burimet bëjnë me dije se ky aksion antidroge është zhvilluar nga sektori i narkotikëve të kryeqytetit, të cilët kanë ndërhyrë teksa po bëhej shkarkimi i ngarkesës së bananeve në magazinë.

Dyshohet se droga është futur përmes portit të Durrësit, është mbajtur nën monitorim nga autoritetet./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco