Shtohen rastet me COVID-19, pakkush i respekton masat

Shtohen rastet me COVID-19, pakkush i respekton masat

20:51, 30/12/2021

6 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë. Teksa numri i infektimeve është rritur, masat anti-Covid po shpërfillen, si nga bizneset, ashtu edhe nga organizimet e Komunës së Prishtinës. Ndërkaq, qytetarët nuk i ndalin as dasmat

Pas rreth dy muajsh, Kosova brenda dy ditëve të fundit ka shënuar rritje në numrin e infektimeve me COVID-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 3 mijë e 263 mostra të testuara, 53 kanë rezultuar pozitive.

Teksa një ditë më parë, ishin regjistruar 33 raste pozitive.

E Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk u ka kthyer përgjigje pyetjeve të KOHËS lidhur me masat kundër përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të rasteve të para të variantit Omicron në vend. Është bërë e ditur vetëm se rezultatet e mostrave të dërguara për analizë në Gjermani, qysh më 20 dhjetor, do të arrijnë në Kosovë më 4 janar.

“Mostrat që rezultojnë pozitive me SARS-CoV-2 në IKSHPK i mbledhim gjatë javës dhe i testojmë për prani të variantit Omicron. Pra, nuk testohen çdo ditë; Rezultatet e mostrave që janë dërguar më 20.12.2021, për sekuencionim në Gjermani, priten të arrijnë më 04 janar 2022”, ka thënë IKSHPK-ja.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka kërkuar respektim strikt të masave që vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Gjatë vitit 2021 nga masat anti-COVID, më së shumti u kufizuan gastronomet, teksa masat anti-Covid vazhdojnë të mbesin ende në fuqi, e me disa kufizime ato nuk po respektohen gjatë natës, por vetëm gjatë ditës.

Mbrëmjen e së mërkurës, Inspektorati i AUV-it vetëm në Prishtinë ka gjobitur 13 biznese, derisa dy janë mbyllur në qytetin e Pejës. Ky institucion vetëm gjatë këtij viti ka shqiptuar rreth 6 mijë gjoba ndaj bizneseve që i shkelën masat.

Megjithëkëtë, nuk janë vetëm bizneset që po i shpërfillin masat.

Ani se masat aktuale ndalohet grumbullimi i më shumë se 70 personave në hapësira të hapura, kjo masë nuk po respektohet në organizimet e Komunës së Prishtinës për fundvit.

Në njërin prej tyre, “Prite në shesh”, çdo mbrëmje mblidhen me dhjetëra persona, pa respektuar distancën e pa mbajtje të maskave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco