Komunat të dekorohen edhe për Bajram, njëjtë si për Vit të Ri, po kërkon hoxha kosovar

Komunat të dekorohen edhe për Bajram, njëjtë si për Vit të Ri, po kërkon hoxha kosovar

19:48, 30/12/2021

Dekorimi i shesheve të qyteteve të Kosovës, Hoxha Labinot Maliqi po kërkon të bëhet edhe për festën e Bajramit, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një postimi hoxha ka shkruar se meqë ndriçimi i kryeqytetit për festat fetare të fundvitit nuk “po e dëmtojka laicitetin e shtetit, nuk e dëmton as dekorimi për Bajram”.

“Të ndriçohen kryeqendrat tona çdo vit”, ka shkruar hoxha Maliqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Meqë ndriqimi i kryeqytetit për festat fetare të fundvitit nuk po e dëmtojka laicitetin e shtetit, kërkoj nga kryetarët e komunave që edhe për festat tona, siq janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami – të ndriqohen kryeqendrat tona çdo vit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco