'Fituesi drejton lojën', Pacolli ia tregon një thënie popullore qeverisë 'Kurti'

'Fituesi drejton lojën', Pacolli ia tregon një thënie popullore qeverisë 'Kurti'

23:54, 29/12/2021

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka dhënë një sygjerim Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Syri.net Kosova.

Pacolli ka thënë se ky pushtet duhet të mendoj se është edhe qeveria e atyre nga të cilët nuk u votua.

Postimi i tij i plotë:

Fituesi drejton lojën”, thotë një thënie popullore, por loja ka rregullat e saj. Presidenti amerikan është edhe president i asaj pjese të popullsisë që nuk e ka votuar. 

Vendimet e qeverisë janë për t’u përshëndetur dhe sigurisht të nevojshme për të ecur përpara me forcimin e shtetësisë sonë. 

Nuk besoj se vendimet e mira nuk mbështeten edhe nga pjesa që nuk e ka votuar z. Kurti. 

Kjo është edhe një arsye që kjo qeveri të fillojë të mendojë se është edhe qeveria e atyre nga te cilët nuk u votua!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco