Ish-deputeti i jep lamtumirën PDK-së: Nga sot s'do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie

Ish-deputeti i jep lamtumirën PDK-së: Nga sot s'do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie

22:47, 29/12/2021

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nezir Çoçaj ka njoftuar se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se nuk do të jetë më as votues i thjeshtë i kësaj partie.

Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky subjekt.

Nezir Çoçaj ka lënë mandatin e deputetit në vitin 2018. Aso kohe, ai ka bërë të ditur se arsyet e largimit janë personale, përkatësisht me çështje profesionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco