Ibrahimi: Ajo çfarë e karakterizon këtë qeveri është mos përvoja

Ibrahimi: Ajo çfarë e karakterizon këtë qeveri është mos përvoja

21:56, 29/12/2021

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se ajo se çfarë e karakterizon këtë qeveri është mos përvoja, sipas tij kjo ka treguar mungesë totale të eksperiencës në dy sfidat që ka pasë.

“Ajo çfarë e karakterizon ketë qeveri është mos përvoja, këtë e kemi parë që nga dita e parë dhe këtë po mendoj e ka parë dhe vetë qeveria që nuk ka përvojë, sepse ka pasur një diskurs gjatë qëndrimit në opozitë të cilin ka vazhduar ta ketë edhe gjatë pozitës që nuk do të duhej të ishte, sepse në qeverisje do të duhet të menaxhosh me atë për të cilën e ke marrë mandatin, për ta bërë dhe në dy sfidat e mëdha që i ka pasur qeveria çoftë në pandemi apo tani me krizën energjetike kjo ka treguar një mungesë totale të eksperiencës për menaxhim të këtyre krizave”, u shpreh Ibrahimi.

“Pajtohem plotësisht që një situatë të tillë nuk do të ia dëshiroja asnjë kryeministri, por nuk mund të zgjedhësh kur të bëhesh kryeministër. Do të thotë zotëri Kurti dhe partia e tij kanë kandiduar në zgjedhje dhe kanë marrë mandatin e popullit për të menaxhuar me Kosovën si është sot, jo si do të dëshironte ta kishte dhe këtu e ka pasur edhe dështimin kryesor duke e parë këtë mungesë të përvojës në kabinetin e tij dhe me njerëzit të cilit i ka zgjedhur për të menaxhuar, po besoj që zotëri Kurti është munduar që me këtë diskurs duke fajësuar të gjithë nga e kaluara për të justifikuar mos menaxhimin e këtyre situatave dhe po mendoj që zotëri Kurti nuk e ka pasur një muaj mjalti, por e ka pasur një vit mjalti dhe këtë nuk mund ta ketë në vitin e dytë, sepse po besoj që edhe popullata nuk do të ja falë më që të përdoret një diskurs i tillë për të i justifikuar dështimet e veta të qeverisjes”.

Tutje, Ibrahimi theksoi që dështimi apo krimi më i madh ekonomik që i është bërë këtij vendi është mos investimi në kapacitetet gjeneruese të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Ne e dimë që gjatë muajve të verës ishim në vendin e parë në botë si për numër të infektuarve, si për numër të vdekjeve dhe me një menaxhim më të mirë një gjë e tillë do të evitohej edhe tani e kemi krizën energjetike kur të gjitha vendet e rajonit, mos t’i marrim si shembull vendet e botës, ka tre muaj që janë duke u marrë me këtë krizë, ne vetëm sot e kemi një propozim në Kuvendin e Kosovës për të shpallur gjendjen emergjente në energji, Shqipëria e ka shpallur në tetor, në fillim të tetorit, diskutimi ka filluar shumë me herët dhe vazhdon të përdoren justifikime se është shkatërruar për 20 vjet”.

“Këtë situatë e ke sot nuk mund të thirresh në 20 vitet e kaluara për një gjë që duhet ta menaxhosh sot, janë dhënë rekomandime janë dhënë hapa që duhet të merren për të menaxhuar këtë situatë sot, unë e kuptoj që dështimi apo krimi më i madh ekonomik që i është bërë këtij vendi është mos investimi në kapacitetet gjeneruese të Kosovës, sidomos duke e pasur parasysh se kemi resurset me të mëdha në Evropë të thëngjillit, por ky dështim ka ndodhur, nuk mund ta kthejmë kohën prapa, tani duhet që zotëri Kurti dhe qeveria e tij ta marrë situatën nën kontroll dhe të sigurojë që vendi ka furnizim të mjaftueshmen me energji, sepse po ju siguroj që nuk është asgjë dhjetori se çfarë do të ndodhë në janar, situata do të jetë shumë më e vështirë në janar sesa që e kemi pasur në dhjetor për çështjen energjetike, sepse kapacitetet gjeneruese që i kemi nuk janë stabile fare, ato mund të bien në çdo moment, unë dyshoj që prodhimi vendor ndonjë nga blloqet do të bie se janë të vjetra”.

“Nuk e ka fajin zotëri Kurti për ketë gjë po çfarë është duke siguruar qeveria se nëse bie blloku të sigurojë energjinë, këto janë çështje menaxheriale që duhet t’i bëjë qeveria, nuk mund të ia lesh dikujt vetëm të reagosh pa pasur një plan konkret, nuk është se nuk kanë pasur rekomandime, ka muaj që ka pasur rekomandime me akterët energjetik. Kosova ka ekspertizë shumë të lëvdueshme në këtë sektor, fatkeqësisht nuk kemi pasur një qasje proaktive, duke filluar nga Ministria e Energjisë ashtu edhe nga kryeministri dhe për këtë arsye jemi këtu ku jemi, janari ju siguroj që do të jetë edhe shumë më i keq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco