‘Banda’ e qenve po ua nxin jetën banorëve në Prishtinë(video)

‘Banda’ e qenve po ua nxin jetën banorëve në Prishtinë(video)

08:44, 06/12/2021

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka patur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.

Por, megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar që të mirren masa më të rrepta për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi, që tash e një kohë është mjaft shqetësyes për banorët e Prishtinës.

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, është publikuar një video ku shihet një numër i qenëve në lagjen e Muhaxherëve.

Një banore e kësaj lagje ka kërkuar ndihmë, pasi thotë se i është vështirësuar përditshmëria nga ky fenomen.

Postimi i plotë:

Mirmengjesi Prishtine

Kerkoj ndihme nga Komuna e Prishtinës ne lidhje me rastin e qeneve ne lagjen e Muhaxherve ne Prishtine, jane duke qendru tash e sa muaj nje shume e madhe e qenve, nuk jane vetem kta ka ende te tjere qe ne video nuk jane.

Une dale cdo dite ne ora 7 e 20 per pune kom fillu me urrejt punen shkaku qe mduhet me kalu kendej e cdo dit tu leh e tu me ndjeke - Shqetesimi i nje Vrojtuese!

Perparim Rama nashta bon naj zgjidhje tash e

tutje. Se u bo Prishtina si xhungel definitivisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco