Krasta s’sheh që pushtetet po punojnë për bashkim kombëtar: Ka veç deklarata

Krasta s’sheh që pushtetet po punojnë për bashkim kombëtar: Ka veç deklarata

21:11, 03/12/2021

Gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar, Adi Krasta, ka thënë se liderët shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë vetëm deklarata dhe jo punë praktike për bashkimin kombëtar.

Pak ditë pasi në mbledhjen e dy qeverive, kryeministrat Albin Kurti e Edi Rama u shprehën se bashkimi kombëtar do të ndodhë, por se për një çështje të tillë s’mund të vendoset data se kur, Krasta ka thënë se “e vërteta është që ata s’punojnë fare përveç deklaratave”.

“Edi Rama dhe Albin Kurti vetë janë të parëndësishëm në raport me një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën. Sepse po të ishin të rëndësishëm për atë produkt, ata do të punonin shumë. e vërteta është që ata s’punojnë fare përveç deklaratave, por deklaratat s’janë punë”, ka thënë Krasta në “Java Sonte me Rronin”.

 

Sipas tij, për bashkimin kombëtar s’duhet të flitet në mënyrë folklorike, pasiononte apo filmike, por në mënyrë pragmatike. Ka përmendur rastin e Gjermanive si shembull që çdo ndarje mund të kapërcehet kur populli dëshiron bashkimin kombëtar.

Viteve të fundit, sipas tij, Shqipëria më shumë ka pasur qasjen ndaj Kosovës se “mos po na mërzitet Serbia”.

Dashuria, vëmendja e mirëkuptimi ndaj njëri-tjetrit, sipas Krastës, janë tiparet që çojnë në bashkim. Ai ka thënë se bashkimi mund të bëhet pa diskutuar fare për rend kushtetues, por përmes njësimit të sistemit arsimor, historisë, veturave etj. Ai ka porositur të rinjtë që duhet të mos ngelin injorantë, por të vazhdojnë ta përcjellin historinë “sepse Kosova e Shqipëria janë shumë të vjetra e do të qëndrojnë gjatë”.

“Duhet të gjenden sa më shumë vektorë të përbashkët që ky territor me shqiptarë, aq sa janë të mbijetojë, të prosperojë e të lulëzojë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco