'Sundimi i ligjit' po 'thyen' akullin mes ministrisë dhe krerëve të institucioneve të drejtësisë

'Sundimi i ligjit' po 'thyen' akullin mes ministrisë dhe krerëve të institucioneve të drejtësisë

18:52, 01/12/2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim krerët e institucioneve të drejtësisë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit, thuhet se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me zv.Blerim Sallahu pritën në takim, kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, keyeprokurorin, Aleksandër Lumezi, kryesuesit Albert Zogaj dhe Jetish Maloku dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

"Në këtë takim u diskutua lidhur me veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e strategjisë për sundimin e ligjit si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin institucional dhe funksionimin sa më të mirë të institucioneve.", theksohet në njoftimin e ministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco