Ministri i MKRS-së në KOK, Kosova në shumë gara ndërkombëtare

Ministri i MKRS-së në KOK, Kosova në shumë gara ndërkombëtare

18:26, 01/12/2021

Sot ministri Hajrulla Çeku është pritur në takim nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, shkruan Syri. net Kosova.

Ata biseduan për garat e shumta ndërkombëtare ku Kosova do të jetë pjesmarrëse, si Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, Festivali Olimpik Dimëror dhe Veror Evropian për të Rinj në Vuokatti të Finlandës,  Banska Bistrica të Sllovakisë, Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë etj.

Gjithashtu është diskutuar për planin strategjik dhe aktivitetet gjatë vitit 2022. 

Në muajin nëntor MKRS ka ndarë mbi 56 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në LOD Pekin 2022. Këtë e ka bërë përmes aneks memorandumit të bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut.

Ministri Çeku në takim falenderoi drejtuesit e Komitetit Olimpik për bashkëpunimin gjatë këtij viti ndërsa presidenti Krasniqi shprehu gatishmërinë që puna e përbashkët të vazhdoj në të mirë të sportit të Kosovës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco