Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Haradinaj kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të rastit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Haradinaj kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të rastit

16:48, 27/11/2021

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vrarëve në ngjarjen makabre që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit.

 

Haradinaj ka apeluar tek organet e rendit që sa më shpejtë të zbulojnë autorët.

“Rasti i mbrëmshëm në Gllogjan na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Familjarëve të të vrarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, bashkëndjejmë me ta në këtë situatë tejet të rëndë! Apeloj tek organet e rendit që në kohë sa më të shpejtë të zbulojnë sa më parë autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco