Rritet fatura për mbeturina, nga 4 euro e 70 cent shkon në 6 euro

Rritet fatura për mbeturina, nga 4 euro e 70 cent shkon në 6 euro

13:36, 18/11/2021

Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se pritet të rriten çmimet e faturave për mbeturinat.

Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimit”, Arbnore Ademi, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se faturat e mbeturinave pritet të rriten nga 4.70 euro sa janë aktualisht në 6 euro.

“Momentalisht fatura është 4.70 euro, ndërsa pretendimi ynë është që çmimi i faturës të bëhet 6 euro. Pra këtu bëhet fjalë për një shumë të vogël prej 1.30 euro. Krahas çmimeve tjera që kanë rritje drastike, çmimet e faturave të mbeturinave është shumë simbolik” tha Ademi për Infokus.

Ademi shtoi se nëse aprovohet një kërkesë e tillë në kuvendin komunal, kjo rritje do të ndodh në vitin 2022.

“Nëse aprovohet një kërkesë e tillë prej kuvend komunale, prej komisionit të aksionareve, vitin e ardhshëm çmimet për mbeturina do jene 6 euro”, tha Ademi 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco