Një klasë në Kamenicë është pagëzuar me emrin ‘Arbërie Nagavci’

Një klasë në Kamenicë është pagëzuar me emrin ‘Arbërie Nagavci’

13:17, 18/11/2021

Një klasë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Kamenicës, tashmë mban emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kolektivi i shkollës dhe komuniteti i prindërve kanë vendosur për ta emëruar klasën sipas ministres së Arsimit.

E për këtë ka njoftuar edhe kryetari në detyrë i Kamenicës.

Sipas Kastratit, klasa e ka marrë emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e dy-tri ditë pasi ajo klasë është emëruar kështu, ministrja e arsimit e ka vizituar shkollën.

“Tash paramendo në njërën nga ato shkollat, klasa e ka emrin Arbërie Nagavci. Ajo shkon e viziton pas 2-3 dite, gjatë kohës sa ishte ministre dhe bënte veprime… ka edhe fotografi me emrin e klasës”, ka deklaruar Kastrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco