Haradinaj - Rizvanollit: Boll e meçme, e ata që kanë punu para teje a krejt budallë kanë qenë?

Haradinaj - Rizvanollit: Boll e meçme, e ata që kanë punu para teje a krejt budallë kanë qenë?

13:04, 18/11/2021

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit Kosovës ka folur për gazsjellësin amerikan duke thënë se Kosova s’është pronë e një kryeministri dhe vendimet duhet të merren në interes të vendit.

“Mbyllja e derës ndaj aleatit tonë të përjetshëm SHBA-së në kushte të rregullta do të nënkuptonte se Qeveria ka një plan akoma më të mirë se oferta amerikane për sfidën me energjinë elektrike?

Ai ka pasur edhe një pyetje për ministren e Ekonomisë, Artane Rizavanolli,.

“ Ministrja e re foli e  foli, e meçme shumë mirë, oj ministre ti po flet për eksperta, a bon me të pyet diçka, qata që kanë punu para teje a krejt budall kanë qenë, pa shkollë a, mo bre ashtu se edhe ata kanë kualifikim, edh a din çka ministre kjo është strategji e energjisë edhe këtë e ka punu dikush”, ka thënë ai.

“Nuk po krijoni strategji të re të energjisë, a bon niher me na dhënë listën kush është më i meçmi i Qeverisë në këtë temë të energjisë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco