Sveçla në aksion, nis lirimin e pozitave me rëndësi në MPB

Sveçla në aksion, nis lirimin e pozitave me rëndësi në MPB

13:04, 18/11/2021

Vjollca Bruqi nuk do të jetë më drejtoreshë e personelit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Atë e ka larguar nga kjo pozitë ministri i këtij dikasteri, Xhelal Sveçla.

Largimin e ka konfirmuar vet Bruqi.

“Po është e vertetë”, theksoi ajo.

E njëjta është emëruar si udhëheqëse në një departament tjetër.

“Jam caktuar si udhëheqëse në qendrën për të huaj, brenda po kësaj Ministrie”, tha ajo.

Sipas saj ky ndërrim është bërë pa i dhënë asnjë arsyetim.

Ky nuk po del të jetë largimi i vetëm në MPB.

“Front Online” ka mësuar nga burime të vetat brenda këtij dikaster se edhe Armend Rugova është larguar nga pozita e shefit të Prokurimit.

Akoma nuk dihet nëse dhe në cilën pozitë tjetër është emëruar ai.

Po ashtu mbetet e paqartë se kush do të zë vendin e tyre në pozitat, shef/e e personelit dhe drejtor/esh e prokurimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco