Tarifat e reja për shërbimet e ujit, ujësjellësi “Prishtina” organizon debat publik

Tarifat e reja për shërbimet e ujit, ujësjellësi “Prishtina” organizon debat publik

13:02, 18/11/2021

Faturat e ujit pritet të pësojnë ndryshime nga fillimi i vitit të ardhshëm.

 

KRU “Prishtina” ka njoftuar se të premten do të mbahet diskutim publik për përcaktimin e tarifave të ujit për vitin 2022-2024.

 

Ujësjellësi ka njoftuar se ky diskutim do të fillojë në ora 11:00, ku ofruesi i shërbimeve do të përgatis një prezantim nga BPRR.

 

Kujtojmë se javë më parë nga ky autoritet kanë thënë se këtë viti nuk do të ketë ngritje të çmimeve, por nuk përjashtohet mundësia që nga viti i ardhshëm të mos ndodhë kjo.

“Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujerave të ndotura nuk do të pësojnë ndryshime deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe se aktualisht ARRU është duke përgatitur procesin tarifor për vitet 2022-2024”, kanë thënë nga ARRU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco