Përfundon dëshmia e dëshmitares së tetë në rastin e Salih Mustafës

Përfundon dëshmia e dëshmitares së tetë në rastin e Salih Mustafës

12:27, 18/11/2021

Sot ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të tetë në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Seanca e sotme ka qenë private, ndërsa gjatë ditës së djeshme, dëshmitarja identiteti i së cilës ka mbetur i pazbuluar, ka folur për zhvarrosjen e dy trupave në afërsi të Zllashit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se aktakuza ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale është konfirmuar më 12 qershor të vitit të kaluar, ndërsa ai u arrestuar më 24 shtator të atij viti nën dyshimet për krime lufte.

Që nga ajo kohë, Mustafa ka vazhduar të jetë nën masën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij është deklaruar i pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco