Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit e luan rolin e zëdhëndësit të policisë

Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit e luan rolin e zëdhëndësit të policisë

11:32, 18/11/2021

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prizren pasi dyshohet se realizuan një grabitje në një argjendari në Prizren.

Kurti nga foltorja e Kuvendi, ka bërë të ditur detaje nga departamenti i hetimeve për periudhën 1 mars-15 nëntor të këtij viti.

Në kuadër të departamentit për hetime për periudhen 1 mars-15 nentor sivjet, është punuar gjithsej në 1 mijë e 191 raste, prej të cilave 975 raste të reja dhe 216 raste të rënda dhe po iu ndaj sipas kategorive, krim i organizuar, krim kibernetik 43 raste, krime me narkotik 507. krime të trafikimit me qënie njerëzore 101 raste , krime ekonomike, korrupsionit 214 raste, raste të krimeve të rënda 108, raste me terrorizëm 8. Në këto raste janë hetuar 1548 persona të dyshuar, prej tyre janë arrestuar 990 dhe jane ushtruar 673 kallxime penale me kryes të njohur. Janë realizuar 446 operacione, 105 plane operative, 793 bastisje, janë shkatërruar 40 grupe kriminale.

Ai ka njoftuar poashtu se gjatë ditës së sotme  janë arrestuar dy të dyshuar për grabitjen e argjendarisë e cila ndodhi para disa ditëve në Prizren.

Kurti tregoi se të arrestuarit kanë qenë të arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

Kujtojmë se në këtë incident dy persona janë të lënduar nga tre të dyshuarit, të cilët kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco