Gazmend Muhaxheri ‘sheiku’ i Pejës (Dokument)

Gazmend Muhaxheri ‘sheiku’ i Pejës (Dokument)

11:14, 18/11/2021

Pasuria e të parit të komunës së Pejës ka marr hov rritjeje nga viti 2010.

Pasuria e Gazmend Muhaxherit sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion dallon shumë në vitin 2021 krahasuar me atë të dhjetë viteve më parë.

Në vitin 2010 si nënkryetar i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri kishte të deklaruar vetëm një fidanishte në vlerë 50 mijë euro, një veturë 4 mijë euro si dhe 1 mijë euro në bankë.
 


Por kjo shumë i ndryshoi kur u bë kryetar i Komunës së Pejës.

Formularit të deklarimit të pasurisë së Gazmend Muhaxheri iu shtuan edhe katër toka vlera e të cilave kap mbi 830 mijë euro.

Nga asnjë shtëpi sa nuk kishte të deklaruar në vitin 2010, i pari i Komunës së Pejës në 2021 në deklarimin e tij shtoi edhe katër shtëpi, vlera e së cilave është jo më pak se 1 milion e 315 mijë euro.

Por, pasuria e paluajtshme e Muhaxherit nuk mbaron me kaq. Ai ka të deklaruar edhe një objekt i cili kushton 138 mijë euro.

Nga të gjitha këto toka, shtëpi e objekte Gazmend Muahxheri i ka të deklaruara në emrin e tij vetëm tri prej tyre pasurive, prejardhja e të tjerave është nga trashëgimia, shkruan Gazeta Infokus.


Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Gazmend Muahxheri e ka të deklaruar edhe një veturë në pronësi të bashkëshortes tipi i cili nuk dihet ndërsa vlera e saj është 17 mijë euro e cila është blerë me kredi.

Muhaxheri gjithashtu ka edhe një kredi për ndërtimin e një objekti në vlerë 80 mijë euro.

Të hyrat vjetore Gazmend Muahxheri në vitin 2021 e ka deklaruar pagën në Kuvendin Komunal në Pejë e cila është 15,110 euro, qiramarrës 33,600 euro në vit, dhe 10 përqindëshi i trustit i cili është 3,200 euro.

Ndërsa të deklaruar ka edhe pagën e bashkëshortes në Universitetin e Prishtinës e cila në vit merr 15,396 euro.

Gazmend Muahxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të zgjidhjet kryetari i Pejës për të tretën herë radhazi me 60.44 për qind të votave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco