Zbulohen mesazhet e zyrtarit të Fushë Kosovës me pronarin e autoservisit (Foto)

Zbulohen mesazhet e zyrtarit të Fushë Kosovës me pronarin e autoservisit (Foto)

11:14, 18/11/2021

Një zyrtar i Komunës së Fushë Kosovës është arrestuar nën dyshimin për mashtrim.

Kjo pasi pronari i një kompanie që ofron shërbimin e veturave me qira në Fushë Kosovë po pretendon se zyrtari i komunës së Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi, e ka marrë me qira një veturë tek ta dhe më pas të njëjtën ka provuar ta shesë për pjesë tek një autoservis.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar mesazhet që zyrtari i Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi kishte bërë me pronarin e një autoservisi duke tentuar t’ia shesë veturën për të cilën e gënjente se është në pronësi të komunës.

“Mos ki gajle se jam unë ksajde”, thotë ndër të tjera Krasniqi në bisedë me pronarin e autoservisit i cili ka dyshime për veturën e markës “Golf 6”.

 

 

Ndryshe, mbrëmë Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me pronarin e kompanisë nga e cila Krasniqi kishte marrë veturën me qira.

Ai ka thënë se i dyshuari e ka marrë veturën me qira në kompaninë e tyre me datën 15 nëntor.

Pronari i Rent a Car ‘Galaxy’ Alban Hasani ka thënë se tashmë e kanë marrë veturën por sipas tij ka rezultuar të jetë paksa e dëmtuar. Tha tha se automjeti është gjetur në momentin e fundit, para se të demolohet.

“Pronari i servisit na ka kontaktuar për veturën, vetura është gjetur. Me këtë rast është marrë policia. Sa kam informacione unë ai është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Hasani për Reporteri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco