Vjedhjet që ndodhën në 24-orët e fundit

Vjedhjet që ndodhën në 24-orët e fundit

10:02, 16/11/2021

Përgjatë 24-orëve të fundit, në mbarë Kosovën janë raportuar tri vjedhje, një grabitje dhe një tentim grabitje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Prizren kanë mbetur të lënduar babë e bir në një argjendari nga tre persona të maskuar, pasi këta të fundit tentuan të realizonin një grabitje.

“Është raportuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari. Të dyshuarit kishin shtenë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë,  pronarit të lokalit dhe djalit  të tij,  të cilët si pasoj e të shtënave nga arma janë plagosur. Të dyshuari nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njësitë  relevante të policisë dhe  prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga të gjitha njësitë relevante”, u tha në raportin e Policisë.

Në po të njëjtin qytet, përgjatë së hënës një personi iu është vjedhë stoli ari në shtëpinë e tij.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se personi-a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur stoli ari. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.

Ndërkaq në Prishtinë, përgjatë pasdites së të hënës është raportuar për një vjedhje në pompë derivatesh, ku janë marrë para të gatshme.

“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një pompe derivatesh, ka raportuar se një i dyshuar mashkull ka hyrë në një nga zyrat e pompës dhe aty ka vjedhur një çantë në të cilën kishte para të gatshme. I dyshuari është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Rasti duke hetuar rastin”, sqaron policia.

Në Obiliq përgjatë ditës së djeshme një person ka raportuar se i është vjedhur vetura.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco