​7.22 % e qytetarëve votuan deri në orën 11:00

​7.22 % e qytetarëve votuan deri në orën 11:00

11:36, 14/11/2021

Në 21 komuna të Kosovës është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale.

Kësisoj shumë qytetarë u janë drejtuar tashmë kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor është bërë e ditur se 74,748 qytetarë ose 7.22 %, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 11:00.

Zgjedhjet po mbahen në 21 komuna, ku janë po garojnë 42 kandidatë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Ata do të kenë mundësinë të votojnë në 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime.

Shumë nga kandidatët e komunave tashmë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Mesazhet e tyre në përgjithësi ishin për dalje sa më masive në votime.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident të mundshëm në kuadër të zhvillimit të votimit për balotazhin 2021.

Poashtu nga Prokuroria e Shtetit është bërë e ditur se janë gjithsej 50 prokurorë dhe zyrtarë të tjerë të cilët po përkujdesen nga afër lidhur me mbarëvajtjejen e këtij procesi zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco